Largohet edhe Aurela Hoxha: Nuk mund të jem në DWM nëse ti nuk je mirë!

Pas largimit të Mehdi Malkajt nga “Dance With Me” për arsye shëndetësore, nga spektakli është larguar edhe partnerja e tij në kërcim, Aurela Hoxha.

Në një mesazh për aktorin, Hoxha tha se nuk mund të vazhdonte garën pa partnerin e saj.

Kliko per me shume info

“Njeriu i mirë dhe fisnik di si t’i bëjë për vete njerëzit e mirë dhe fisnikë, si të gjejë mbështetje dhe rrugën drejt zemrës së tyre. Në fakt, unë kuptoj se Mehdiu nuk është vetëm një artist i madh, por edhe një njeri shumë fisnik dhe kështu ka gjetur rrugën drejt zemrës sime dhe mbështetjen time dhe të gjithë publikut shqiptar.

LEXO EDHE:  Do të habiteni, shihni ç’i shkruan Roza Lati zonjës që i pastron shtëpinë

Unë në mënyrë absolute nuk mund të jem aty nëse ti nuk je mirë dhe nuk do të kërcesh për mua. Ne mbi të gjitha ishim një skuadër dhe skena, vallëzimi e asgjë nuk ka kuptim nëse ti nuk mund të jesh aty të kërcesh.

Unë uroj që ti të bëhesh mirë dhe të bashkohemi sa më shpejt në ‘Dance With Me’ ose jashtë saj, nuk ka rëndësi Mehdi, rëndësi ka që ti të bëhesh mirë. Të dua fort. Gëzuar festat të gjithë shqiptarëve nëse nuk shihemi deri atëherë”, tha Aurela në mesazhin e saj.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here