Atentati në Orikum, ja kush është 23-vjecari që deshën ta vrasin në mes të qytetit

Aktualitet

Qyteti i Orikumit eshte tronditur mbremjen e sotme nga nje atentat ndaj një personi. Sulmi u krye nga dy shtetas te cilet jane identifikuar dhe po punohet nga policia per kapjen e tyre pasi ka te dhena se ku mund te jene.

23-vjeçari ndaj të cilit u qellua me armë zjarri tip “pistoletë” eshte Denis Brahimi, i cili ne momentin e ngjarjes ishte duke ndenjur ne kembe pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Informacion paraprak i dhene nga policia per ngjarjen:

Më datë 12.12.2017, rreth orës 17:20, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se :

Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë.

Shtetasi D.B., është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT