Arsyeja pse të dashurin e quaj kështu

Kliko per me shume info

Marrëdhënia perfekte është ajo kur partneri është miku yt më i mirë, në të gjitha dimensionet e jetës! E vërtetë!

Për të të komunikuar diçka ty nuk më nevojiten skenare, përgatitje, nuk kam ngurrime e as më pak ndroje.

Kliko per me shume info

Që në momentin e parë që të kam njohur, kur ishim fëmijë, nuk i kam shqitur kurrë nga kujtesa sytë e tu të qeshur, paditur se sot ato sy janë bërë motiv i lumturisë sime.

Ata sy mbështesin qenien time, ata sy më tregojnë udhën kur e humb kthjelltësinë, ata sy më bëjnë të dashuroj, ata sy më bëjnë mbi të gjitha të buzëqesh edhe në ditët gri.

Me dhjetëra e qindra artikuj mësojnë femrat si të jenë të pavarura nga meshkujt, e padyshim që kështu duhet të jetë!

Por bekuar qofshin ata meshkuj që mbështesin në çdo hap femrën e tyre, e përkrahin, janë aty kur ajo ka më nevojë, si një dorë e padukshme zgjidhin çdo pengesë të sajën (pa cenuar pavarësinë e saj)…që janë aty jo për t’i krijuar asaj varësi, por për ta dashuruar e lejuar të rritet si një Perëndeshë.

Thonë që pas një mashkulli të suksesshëm qëndron një femër e fortë! Besomëni që pas një femre të lumtur qëndron një mashkull mbështetës ndaj saj! Sepse siç ti thua i shtrenjti im: “Grua e lumtur, jetë e lumtur!”.

Të kam thënë gjithmonë që ti je shoku im më i mirë, por ti je gjithçka në fakt. Dashuria jonë lindi dhe u bë “infinit” (siç të pëlqen ty ta përkufizosh të pakufishmen).

Miku im më i mirë ti je gjithçka për mua, ti je vetë dashuria!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here