Arrestohet efektivi i policisë, bënte namin në pikën kufitare

Aktualitet

Një efektiv i policisë ka përfunduar në pranga iakuzuar për korrupsion pasiv.

Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlore kanë goditur një rast te korrupsionit pasiv në rradhët e policisë kufitare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

SHÇBA kishte rregjistruar procedimin penal ne Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar me heret.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme.

Strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë Bledar Shelen, 39 vjeç, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlore.

Efektivi i pikes se kalimit kufitar dyshohet se i kerkoi 100 euro nje shtetasi per te lejuar te vijonte udhetimin drejt Italise, duke pretenduar se nuk permbushte teresisht kushtet e kalimit të lirë ne zonen Shengen.

Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan një sasi prej 100 eurosh, ne cilesine e proves materiale.

ME TE LEXUARAT