Arrestohet 25-vjeçari në Austri, dyshohej se po planifikonte sulme terroriste

Bota

Policia austriake ka bërë me dije se një boshnjak 25 vjeçar është arrestuar në Grac të Austrisë, nën dyshimet se ka planifikuar një sulm në tregun e Krishtlindjeve.

Sipas raportimit të mediave vendase i dyshuari, mysliman, është arrestuar më 1 dhjetor në një strehimore emergjente, ku të tjerët e kanë parë duke shikuar video për sulmet e vitit të kaluar në Nicë dhe Berlin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitarët në polici kanë pohuar se e kanë dëgjuar atë duke folur për Berlinin dhe vdekjet. Ai ka vizituar xhamitë, por nuk është e qartë nëse është radikalizuar apo nëse ka ndonjë bashkëpunëtor, bën me dije policia.

Ndërsa kujtojmë këtu se një tunizian ka vrarë 12 persona vitin e kaluar në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

ME TE LEXUARAT