Arrestohen dy persona në Tiranë, ishin të shpallur në kërkim

Aktualitet

Ndalohen dy persona të shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane.

Në pranga janë vënë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Luen Guri, 39 vjeç, banues në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore Italiane të Astit, kanë lëshuar urdhër arresti Nr. SIEP 195/2017, i datës 24 tetor 2017, dhe e kanë dënuar me 12 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Nikolin Doda, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënie pasurie”.

Dosjet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT