Arrestohet 49-vjeçari në Kuçovë, përdhunoi një 13-vjeçare dhe tentoi të trafikonte një tjetër

Aktualitet

Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë pasi gjatë një hetimi disa mujorë është arritur në përfundimin se kishte tentuar të trafikonte një 19 - vjeçare, si dhe ka kryer marrëdhënie me dhunë me një 13 vjeçare.

Në pranga ka rënë 49- vjeçari Aliosha Emini, ndërkohë që materialet për të i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Tenton të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia 49 vjeçari nga Kuçova.

Nga Specialitët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i shtetasit:

Aliosha Emini, 49 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT