Anxhela Martini u martua me miliarderin dhe ne e morëm vesh shumë vonë!

Showbiz

Modelja shqiptare me famë botërorë, Anxhela Martini, e cila karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka kurorëzuar me martesë lidhjen që kishte me të dashurin e saj, miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë dhëndri, i cili ka publikuar në rrjete sociale foto nga ceremonia në Las Vegas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këto foto e shohim Anxhelën jo si një nuse të zakonshme, por e veshur me të zeza dhe krejtësisht transparente. “Sapo u martova mbrëmjen e kaluar me gruan me seksi në botë! Krejt jashtë traditës dhe shumë e çmendur. Jeta është kaq e bukur dhe e mrekullueshme,” - përfundon Dragos.

Anxhela dhe i dashuri i saj ndodheshin së bashku me këngëtaren Bleona Qereti në las Vegas, e cila me siguri ka asistuar si dëshmitare në dasmën e mikeshës së saj të ngushtë. Gjithashtu edhe Anxhela ka publikuar foto nga dasma në rrjete sociale, ku ka treguar sa e lumtur ndihet nga ky hap.

"U martova mbrëmjen, që shkoi me burrin e ëndrrave të mia! Jeta jonë është një film, që ne guxojmë ta jetojmë siç duam! Pa tradita, kaq çmendurisht,” - përfundon modelja seksi

ME TE LEXUARAT