Akuzat për tradhti e fotot me femra, ish-partneri flet për ndarjen nga prezantuesja Bora Zemani

Ndarja e DJ Vin Veli dhe moderatores Bora Zemani është përfolur gjatë në rrjetet sociale, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të flasë më parë lidhur me këtë.

Ditën e sotme, Vin Veli ishte i ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku pranoi se
ai dhe Bora Zemani janë ndarë. Deejay tha se ata nuk kanë qenë të martuar, por ka qenë një marrëdhënie shumë e rëndësishme.

Kliko per me shume info

“Unë dua të jem i sinqertë dhe nuk dua të bëj lojëra sidomos me këtë
pjesën. Ne jemi ndarë si të gjithë lidhjet që nisin mirë dhe ndoshta
rrethanat, koha, momenti, ndikojnë të gjitha, profesionet, karriera, nuk na
bëjnë që të ndihemi mirë dhe për të vazhduar më tej.

Kjo është dhe nuk ka as tradhti, sepse ishte përfolur me çfarë pashë në
portale, jo me shoqe, jo…Ato janë shoqe të përbashkëta, janë edhe të mijat
edhe të Borës. Ato që kam qenë, të paktën për atë rastin e fotove, por
sigurisht që do të ketë edhe foto të tjera që do të dal, sepse… Ne kemi
marrëdhënie prapë, s’jemi ndarë me doreza boksi.

Ndoshta është më mirë kështu… Ne e kemi të organizuar kohën me djalin. Unë kam lënë edhe
karrierën time pas dore për të qenë me djalin. Djali tani qëndron me të dy,
unë s’mund të rri pa e takuar. Për djalin jam deri diku edhe manjak”, tha Vin
Veli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here