Akuzat e PD/ “Rama të ikë një orë e më parë, vendi ka nevojë për qeveri antimafia”

Kliko per me shume info

Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Rama se po përpiqet për të vënë nën kontroll sistemin e ri të drejtësisë. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Kryeministri kërkon të kapë edhe kryeprokurorin. Sipas tij zgjidhja e vetme është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie antimafia.

“Kjo qeveri nuk jep garanci se do të luftojë krimin. Përfshirja e policisë me trafikun e drogës tregon se nuk ka shpresë. Saimir Tahiri i zhytur në vorbullën kriminale. Ai po bën vetë policin, prokurorin dhe Gjykatësin. Ky potencial nuk mund të luftohet nga Edi Rama. Sot duhet krijuar një qeveri antimafja. Duke filluar nga largimi një orë e më parë Edi Rama”, tha Alibeaj.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here