Aktori i njohur Arben derhemi shpërthen i revoltuar ndaj ministres: S`ka bërë asgjë për teatrin

Showbiz

Aktori i njohur shqiptar, Arben Derhemi ka shpërthyer në akuza sot ndaj ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, duke e kritikuar se nuk ka bere asgje per teatrin.

“Punojmë edhe kalisim durimin si në teatër ku s’ka salla, ku s’ka të ardhura, ku s’ka asgjë tjetër. Problemi është se gjithçka shkon në vesh të shurdhët. Dhe unë nuk e di se ç’duhet të bej më.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përderisa një ministre që rri 4 vjet, mbas 4 vjetësh që nuk ka bërë asgjë, po kur them asgjë, as s’ka luajtur gishtin për teatrin në përgjithësi, vjen dhe vihet prap ministre nuk ka kuptim të diskutoj më unë.

Një njeri që nuk ka bërë asgjë për teatrin, njeri i cili nuk ka bërë asgjë për statusin e aktorit, nuk ka bërë asgjë për të ardhurat tona, ne jemi 3 herë më keq se 5 vjet më parë”, thotë për shqiptarja.com, Derhemi i revoltuar.

ME TE LEXUARAT