Makina “Fiat” përfundon në lumë, Policia jep detaje për aksidentin në afërsi të Klosit

Kliko per me shume info

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të merkures, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Mat.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Klosit, në rrugën nacionale Burrel-Bulqizë.

Kliko per me shume info

 

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 6:40, të mëngjesit të sotëm, salla operative e Komisariatit të Policisë Mat, ka marë një telefonatë ku bën fjalë për një automjet të rënë në lum në dalje të Klosit.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se :

Në vendin e quajtur Ura e Fshatit, në dalje të Bashkisë Klos, shtetasi S.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin tip Fiat me targa AA 607 LC, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Mat.

Shtetasi S.B, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, datë 06.12.2017, po udhëtonte i vetëm dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe ndodhet në banesën e tij.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e poltë të saj, si dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here