Shembet masivi shkëmbor, bllokohet aksi Elbasan - Tiranë

Aktualitet

Në aksin rrugor Elbasan Tiranë është bllokuar lëvizja e mjeteve, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor. Burime nga policia e Elbasanit bërë të ditur se masivi shkëmbor është shembur në afërsi të fshatit Mamël.

Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur se rruga është bllokuar vetëm në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë. Për më shumë policia e Elbasanit njofton qytetarët se lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në “Qafë-Krrabë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.12.2017 ju njoftojmë se është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë për shkak se ka rënë një masiv dheu. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.

ME TE LEXUARAT