Aborton fëmijën e saj, gruaja xheloze vret adoleshenten shtatzënë dhe i çan barkun

Bota

Një adoleshente shtatzënë shtatë muajsh u vra dhe iu hoq fëmija nga barku nga një grua xheloze që donte fëmijën e saj pasi kishte vuajtur nga një abort.

Vrasësja sadiste kanosi studenten Gabrielle Barcelos Silva në shtëpinë e saj në Uberlandia, Brazil, me pretendimin se do ti jepte asaj rrobat e foshnjës.

Ajo përziu kafe e saj me drogë, e mbyti atë dhe ia hapi barkun me një thikë për të hequr fëmijën e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vrasësja 38-vjeçare pastaj njoftoi urgjencën duke pretenduar se ajo kishte lindur në rrugë.

Kur ajo arriti në spital, mjekët dyshuaan dhe thërritën policinë dhe gruaja më vonë rrëfeu krimin e saj të ashpër, raporton DailyMail.

Djali 14-vjeçar i vrasëses e gjeti trupin e Gabrielle të mbështjellë në një batanije në shtëpinë e tyre të rrënuar.

Vetëm një ditë para vrasjes së saj brutale, Gabrielle, 18 vjeç, publikoi një foto me fëmijën e saj në rritje: "Unë jam gruaja më e lumtur në botë".

Sot u raportua se vrasësja vuri në zbatim n planin e saj të tmerrshëm për të marrë fëmijën e Gabrielle pasi partneri i saj 34-vjeçar, i cili gjithashtu është arrestuar, e kërcënoi se do ta linte kur ajo dështoi fëmijën. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT