A e dini çfarë simbolizon bredhi i fundvitit?

Soft

Çdo gjë tani po shndërrohet në traditë me (pa) vetëdije.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe tek ne është bërë zakon që për festat e fundvitit ta vendosim pemën e Krishtlindjeve dhe ta zbukurojmë në mënyrën më të përsosur të mundur. 

Ndoshta këtë e keni bërë vetëm pse ka mbetë ashtu, apo veç pse duket bukur.

Mirëpo, edhe pema e stolisur ka një histori të veçantë. Për disa pema e gjelbër ka qenë tradicionale për t’i festuar festat e fundvitit, siç janë disa festa pagane dhe krishtere.

Paganët e kanë përdor bredhin për ta dekoruar shtëpinë gjatë solsticit dimëror, pasi që sipas tyre pema (bredhi), simbolizonte ardhjen e pranverës. Bredhi për romakët ka qenë pjesë e një festivali.

Ndërkaq, të krishterët pemën e krishtëlindjeve e përdorin si shenjë e jetesës së përhershme me Perëndinë. Megjithatë, edhe forma e saj piramidale të bën të mendosh më shumë.

Është piramidale për arsye se disa e konsideronin si të shenjtë pasi që ishte si pema e parajsës dhe në kalendarin kishtar 24 dhjetori ishte dita e Adamit dhe Evës.

Personi i parë që ka sjellë pemën e Krishtlindjeve në shtëpi, në mënyrën se si ne e praktiojmë sot është predikuesi i shekullit Martin Luther. Në fillim, një figurë e “Jezusit foshnje” është vënë në krye të pemës. Me kalimin e kohës kjo ka ndryshuar në një engjëll/ zanë pastaj në një yll.

Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

 | BLEJ TANI

Luiza Hasani vajza me yll në ballë

Isha i fundit i ndershëm

I pazëvendësueshmi

Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

ME TE LEXUARAT