Zyrtari i lartë amerikan: Nga Serbia nuk kërkova asgjë në lidhje me Kosovën

Kosovë&Rajon

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Hoyt Bryan Yee tha gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd, se zyrtarët serbë nuk i kishin bërë asnjë lloj presioni mbi Kosovën.

Megjithatë Hoyt Yee tha se porositë e tij drejtuar zyrtarëve në Beograd ishin thjesht në formën e këshillave dhe jo kërkesave të prera, sepse SHBA dëshiron sa më shpejt ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hoyt Yee këto komente i bërë gjatë një interviste në “Radi Glas Amerike”.

Pas takimit që kishte pasur në fund të muajit të shkuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ky i fundit kishte deklaruar se zyrtari amerikan t`i ketë thënë se “nuk mund të prekni në integritetin territorial të Kosovës”.

Gjatë qëndrimit në Beograd, Hoyt Yee poashtu ia kishte bërë të qartë se nuk mund të qëndrojë ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra tjetrës.

Kësisoj, ai kishte komentuar politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën.

 

ME TE LEXUARAT