Denoncimi i qytetarëve, ministrja e Drejtësisë nxjerr emrat: Ja zyrtarët që shkarkuam nga puna

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka njoftuar sot në një deklaratë për mediat shkarkimin e 1 juristi dhe 2 specialistëve të Hipotekave në Tiranë e Fier.

Ajo tha se nëpërmjet denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam” u mor vendimi për shkarkimin e tyre për shpërdorim detyre.

Kliko per me shume info

“Rasti i parë i referohet një qytetareje nga Fieri, që ka paraqitur ankesën e saj, ajo i ka shlyer detyrimet për vlerësim të pronës së saj, por nuk i është dhënë përgjigje. Në këtë mënyrë përjashtohet juristi Myrto nga zyra rajonale Fier,” tha ministrja.

Etilda Gjonaj gjithashtu tregoi rastin e aplikimit të një tjetër zonje në shtator të këtij viti, dhe deri në nëntor dokumentat kishin ngelur aty.

“Një qytetare nga Tirana që ka paraqitur ankesë te Shqipëria që duam, ka aplikuar te zyra rajonale Tiranë dhe dokumentet kishin ngelur për firme pranë drejtorive perkatese. Jane marrë masa për regjistirmin e kontratës së shitblerjes.
Duke i kërkuar ndjesë për vonesat e pajustifikueshme qytetares, kam kerkuar përjashtim të dy specialistëve Salku dhe Ismaili,” tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here