“​Çështja Tahiri”, zv/ministri i Jashtëm i Austrisë: Askush të mos fshihet pas autoritetit

Zv/ministri i Jashtëm i Austrisë gjendet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Michael Linhart u pyet për vendimin e parlamentit shqiptar që bllokoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri (i cili akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe favorizim të trafikut të drogës).

Dr. Linhart tha askush nuk duhet të fshihet pas autoritetit.

Kliko per me shume info

“Unë jam i bindjes se qytetarët e një shteti duhet të jenë të barabartë para ligjit. Askush nuk duhet të kërkojë dhe të gjejë mbrojtjen e ndonjë autoriteti. Kjo vlen për të gjitha vendet që i janë bashkuar idesë europiane dhe sigurisht edhe për vendet që dëshirojnë t´i bashkohen kësaj ideje. Një tjetër parim i rëndësishëm ligjor është edhe prezumimi i pafajësisë. Prandaj unë do të këshilloja, t´i lëmë gjykatat të punojnë”, deklaroi zv/ministri i Jashtëm i Austrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.