“Zotin kam në mendje, djallin në pantallona!”/ Befason Gerina: Nuk dua të arrij majat duke u zhveshur, s’jam si të tjerat, ata thjesht ngopin nepset e meshkujve me hiret e tyre

Gerina Mullaj është shkrimtarja e re, e cila u bë mjaft e njohur me shkrimet e saj si “Femrat duhen rrahur” apo edhe “Një burrë i mirë mban edhe gruan edhe dashnoren”.

Herë me ironi të mprehtë e herë duke “thumbuar” në pikat e dobëta të realitetit, Gerina Mullaj di shumë mirë të godasë në temat që rrallë preken në shoqërinë tonë.

Kliko per me shume info

Megjithatë kësaj here sjell një artikull për vëmendjen dhe femrën, ku shkruan si më poshtë:

“S’ka kaluar shumë kohë qyshkur më pyeti moderatorja e një emisioni nëse shkrimet i bëj për të tërhequr vëmendje. Përgjigja ime ishte e nxituar dhe idiote: Po e bëj për vemendje! S’do mend që përgjigja nuk përfaqësoi vërtetësinë time ashtu sikurse përfaqësoi besimin tim të hershëm se vetëm pyetjet e mira meritojnë përgjigje të mira.

Nuk e kam zakon të kuptoj me vonesë çastin kur tjetri ka të drejtë, por ndodhi që këtë herë kumboi si kambanë e vonuar në veshët e mi, tingulli i këndshëm që ka e drejta në përgjithësi, e i bezdisshëm njëherësh, kur kjo e drejtë i përket tjetrit, tingulli i fjalëve të kësaj vajze që jehuan më pas, habia që shprehu ajo përzierje me vetëbesimin që të jep ndjesia kur e drejta është e jotja.

Në atë pyetje përmblidhej gjithë e vërteta e kohës sonë, dhe s’kisha për ta kuptuar këtë sikur të mos më ish mbushur mendja që moderatorja bukuroshe shprehu përmes pyetjes çudinë që ngërthen pa arsye drejtuesit e emisionëve kur duan të bëjnë pyetje interesante, por e vetmja gjë interesante që ju del nga përpjekja është buzëqeshja në fund të fjalisë.

Megjithatë, e drejta e saj s’ka sesi të mos quhet e shëndetshme kur ajo thjesht kërkoi të vendos në dukje mënyrën e rëndomtë me të cilën unë kam zgjedhur të kem vëmendjen e lexuesve të mi: shkrimit.

Dhe kjo e drejtë feksi në gjithë qënien e saj, ashtu dritandezur siç qe kur deklaroi heshtur fenomenin më gjenial të epokës sonë: çmendurinë e mënyrës për të tërhequr vemendje përmes mendimit kur ka një mënyrë tjetër shumë më të lehtë, shumë më të natyrshme, shumë më të sukesshme: zhveshja.

Zoti e krijoi seksin femër pasi u shkollua, shkruan Robert Bërns në poezitë e tij, plot hire dhe forma, për të ndjell shqisat e atyre krijesave(meshkujve) të cilat Zoti, sipar Bërnsit, i krijoi kur ende s’kishte shkollë. Femrat e kohëve moderne sipas kësaj logjike nuk duhet të shërbejnë edhe aq shumë si promotore të mendimit aq sa duhet të jenë, dhe ato bëjnë çmos që të jenë, promotore të trupit, jo vetëm për të fshehur mendësinë e tyre por më tepër për të theksuar pamendësinë e gjinisë tjetër.

Përmes këtij gjenialiteti sot një pjesë e mirë e vajzave të reja kanë vërtetuar mrekullinë më të madhe që mund të shoh me sy raca njerëzore: arritjen e majës pa u ngjitur, pa djersë, pa lodhje, vetëm përmes zhveshjes. Në frytet e kësaj mrekullie shpaloset tinëzisht modeli i lehtë, krijimi i idesë se arritja nuk lidhet me veprimin por me qëndrimin në vend.

Është e pamundur të përcaktosh të mirat që pjell kjo nënë e re: mjafton të zhvishesh dhe je pjesë e emisioneve më të ndjekura, mund të zhvishesh dhe të drejtosh vetë një emision, zhvishesh dhe je pjesë e gazetave, revistave, festave gala, videoklipeve, skenave llamburitëse, je pjesë e vëmendjes së medias, je pjesë e imagjinatës së burrave dhe përveç kësaj je pjesë e ëndrrës së grave për të patur trupin ideal, madje je pjesë e vizionit të së ardhmes që krijojnë vajzat e vogla kur shohin vajzat e rritura në ekran.

Këto fllade frymëzuese që përçartin iluzionet e fëmijëve, shkëlqejnë me lëkurën e tyre dhe përcjellin aromën e këndshme të gjërave të lehta. Por e mira më e madhe është ajo që nuk është përmendur as është menduar ndonjëherë, e që vetiu më mbush me frymë, duke më bërë të besoj se këto vajza i shkulën përnjëherë rrënjët një të keqeje të madhe që ka zënë fill mes adoleshentëve e jo vetëm: pornografinë.

Jam aq e fandaksur nga kjo siguri sa jam gati të betohem për majën e Olimpit, se duke dalë në skenën e medias këto vajza, çdo orar, çdo kohë, çdo ditë kanë shmangur si padashje varësinë ndaj pornografisë duke qetësuar përmes hireve të tyre shqisat e nepset e meshkujve.

Moderatorja pati një të drejtë të madhe në pyetjen që rrodhi mes për mes buzëve të saj të këndshme tek përplaste qerpikët e zhdërvjellët e duke i siguruar vetes atë zë që kanë njerëzit kur e kuptojnë që e drejta është me ta, ajo ndoshta donte të stimulonte qoftë edhe pa vetëdijen e saj një të mirë të parrëfyeshme: përse duhet shtrydhur mendja si limon për të qënë pjesë e medias më anë të shkrimeve, kur rruga e lehtë shfaqet përpara çdo vajze, premtuese e vezullimtare, duke qënë se shumica ka më të theksuar shqisën sesa durimin për të lexuar, sikundër një aktor komedian ka thënë: Zotin kam në mendje, djallin në pantallona!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.