12 të vdekur nga zjarri në hotel

Së paku 12 vetë kanë humbur jetën mbrëmë nga zjarri në një hotel në qytetin bregdetar, Butumi, në Detin e Zi në Gjeorgji, kanë thënë zyrtarët.

“Sipas të dhënave të para, 12 vetë kanë vdekur nga zjarri në hotelin Leogrand në Butumi”, ka njoftuar Ministria e shëndetësisë e këtij rajoni.

Kliko per me shume info

Për shkak të zjarrit nga hoteli 22 katësh, janë evakuuar më se 100 njerëz, përfshirë mysafirë dhe të punësuar. Dhetë vetë janë dërguar në spital, por ata nuk janë në rrezik për jetë, kanë thënë zyrtarët.

Ministri rajonal i shëndetësisë, Zaal Mikeladze, u tha gazetarëve se shkak i vdekjeve ishte helmimi me monoksid të karbonit.

Zjarri është ndalur, por shkaqet e shpërthimit të tij nuk janë të njohura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.