Zjarr në setin e xhirimeve, ndërpritet Ertugrul

Kliko per me shume info

Një zjarr i rënë në setin e xhirimeve të serialit që ka thyer të gjitha rekordet e audiencës, “Ertugrul”, ka detyruar kompaninë e produksionit të ndërpresë përkohësisht xhirimet.

Në një njoftim për shtyp, kompania e produksionit “Tekden Film” tha se zjarri kishte rënë gjatë natës në kontejnerin ku mbaheshin kostumet në Riva, afër Stambollit. Shkaku i zjarrit nuk është mësuar ende dhe autoritetet po hetojnë.

Kliko per me shume info

Zjarri është shuar nga zjarrfikëset e Stambollit, të cilët u njoftuan nga punonjësit e sigurisë.

Duke qenë se shumë veshje të aktorëve u dogjën, kompania e produksionit u detyrua të ndërpresë përkohësisht xhirimet e serialit që javën e kaluar arriti rekord historik në shikueshmëri, duke thyer të gjithë rekordet e tij të mëparshme.

Sipas statistikave, 34.69 për qind e të gjithë atyre që kanë qenë para televizorit në momentin që trasmetohej “Ertugrul”, kanë ndjekur serialin në ekranin e TRT 1.

“Ertugrul” ka nisur transmetimin e sezonit të 4-rt në Turqi muajin e kaluar, ndërsa së shpejti seritë e reja do të vijnë edhe në ekranin e Televizionit Klan për publikun shqiptar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.