Zjarr në një “eurolloto” në Vlorë, Policia: Dyshohet të jetë vënë qëllimisht

FOTO ILUSTRUESE

Një lokal në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ngjarja në fjalë ndodhi në orën 22:50, në lagjen ’15 Tetori’.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga zjarri i rënë në lokalin në pronësi të shtetasit D.D., 25 vjeç, u dogjën disa pajisje. Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

LEXO EDHE:  Xhaxhai i Ardit Gjoklajt paralajmëron Erjon Veliajn: Gjaku i 17-vjeçarit nuk do të falet
Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 14.11.2017 rreth orës 22:50, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ’15 Tetori’, në një lokal bar kafe eurolloto, ka rënë zjarr. Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit. Prej verifikimit paraprak të policisë ka rezultuar se në lokalin ‘bar kafe eurolloto’, në pronësi të shtetasit D.D., 25 vjeç, prej shkaktimit të rënies së zjarrit janë djegur disa pajisje si televizorë, kompjutera dhe printer. Dyshohet që zjarrvënia të jetë vendosur me qëllim.

LEXO EDHE:  SHERR me Ballën e Ruçin/ Pse u acarua Berisha që u largua? Ky është GJESTI që bëri para se të dilte nga Kuvendi

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here