Zhdukja e avokatit në traget, gjenden sendet personale të Besnik Muços, mungonte vetëm pasaporta

Aktualitet

12 ditë pas zhdukjes së avokatit nga Tirana, Besnik Muço policia e Durrësit ka mundur të gjejë sendet personale të të tij në tragetin Durrës-Bari ku ëhstë parë të hipte për herë të fundit.

Mësohet se në sallën e pritjes janë gjendur çanta e avokatit me sendet personale, si një kartë qëndrimi italiane dhe xhupi i Muços. Po ashtu, ra në sy se në çantën e tij mungonte pasaporta shqiptare. Sendet janë sekuestruar si prova materiale nga policia e Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë sot, Prokuroria ka nisur hetimet për të rënë në në gjurmën e avokatit nga Tirana, Besnik Muço.

Organi i akuzës në Tiranë është vënë në lëvizje pas denoncimit të vëllait të avokatit dhe hetimet janë përqëndruar kryesisht në vepën “Rrëmbim personi”.

Mësohet se avokati ditën kur ka shkëputur kontaktet me familjarët ka hipur në tragetin e linjës Durrës –Bari. Bashkëshortja e tij, që ndodhet në Itali, ka denoncuar në autoritetet dhe mediat italiane se i shoqi, Besnik Muço, është nisur nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin e linjës që në fillim të nëntorit, por që nuk ka mbërritur në destinacion.

Sipas bashkëshortes, ata duhej të takoheshin në Macerata të Italisë, por që ai nuk ka zbritur nga trageti. Familjarët e tij në Shqipëri, dhe konkretisht vëllai i 54- vjeçarit, ka deklaruar në Policinë e Durrësit se ka kontaktuar me Besnikun pak minuta para nisjes së tragetit dhe prej atij momenti, telefoni i tij rezulton i fikur.

Duke marrë parasysh të dhënat paraprake, policia ka ngritur disa pista hetimi. Kamerat e sigurisë së tragetit do të përcaktojnë lëvizjet e 54-vjeçarit në ambientet e brendshme të mjetit lundrues, por edhe momentin e imbarkimit dhe zbritjes (nëse ka zbritur) në portin e Barit nga trageti.

Mësohet se deri në vitin 1997 avokati ka punuar te prokuroria e përgjithshme, pas këtij viti ai dhe familja e tij janë shpërngukur në Itali.

ME TE LEXUARAT