Zhduket pa lënë gjurmë i riu në Durrës

Kliko per me shume info

Prej dy ditësh, familjarët kanë humbur kontaktet me një të ri në Durrës. Kjo ka bërë që ata ti drejtohen Policisë për ndihmë, duke denoncuar zhdukjen e familjarit të tyre.

Kliko per me shume info

Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh po punojnë për gjetjen e Stebastian Kovaçit, 18 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës, njofton Policia.

Kovaçi është larguar nga banesa më datë 24.11.2017 për të shkuar në punë dhe nuk është kthyer. I riu punonte në një parking në afërsi të Vollgës dhe nuk është paraqitur në punë më datë 24.11.2017.

Ai është rreth 1.50 cm i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të prera shkurt dhe ka veshur një palë xhinse blu, një triko ngjyrë blu dhe atlete ngjyrë kafe.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vë në dispozicion numrin 0694110217 për këdo që ka informacione lidhur me vendndodhjen e të riut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.