Zhduket nga kampi në Babrru “gylenisti” Aydogmus, bashkë me gruan dhe fëmijët

Prokuroria e Durrësit, pasi ka konstatuar mungesën e shtetasit turk Muhammet Yasir Aydogmus, ka kërkuar në gjykatën rrethit Durrës zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg.

Prokuroria gjatë ditës së sotme ka dërguar në kampin e refugjatëve në Babrru, ku ishte strehuar turku dhe 3 anëtarët e familjes së tij, një oficer të policisë gjyqësore i cili ka mbajtur një procesverbal ku konstaton mungesën e personin dhe anëtarëve të familjes. Pas kësaj prokuroria e Durrësit, pasi ka konstatuar mungesën e tij. i ka kërkuar gjykatës së rrethit Durrës zëvendësimin e masës së sigurisë, nga detyrim paraqitje në arrest me burg, raporton shqiptarja.com

Kliko per me shume info

Nisur nga këto kushte prokuroria e Durrësit kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit. Njëherësh prokuroria kërkon konfiskimin e 150.00 lekëvë që u vendosën si garanci pasurore.

Muhammet Yasir Aydogmus u kap në portin e Durrësit pak kohë më parë me pasaporta false në tentativë për të kaluar në shtetin Italian ku do të kërkonte azil së bashku me familje. Ai kërkohet nga drejtësia turke si pjesëtar I organizatës “Feto” dhe konsiderohet si terroris i lëvizjes Gylen. Aydogmus ka qenë pronari i një blogu anti-Erdogan deri përpara grushtit të dështuar të shtetit. Pas lirimit me kusht detyrim paraqitje dhe garanci pasurore nga gjykata shqiptare, reagoi ashpër edhe ambasada turke në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.