Zhduket pa lënë gjurmë avokati, denoncimi i gruas: U nis me traget për Itali

Avokati shqiptar Besnik Muço rezulton zhdukur prej nje javë. Ngjarja eshte denoncuar nga bashkëshortja e tij.

Juristi duhet të takonte bashkëshorten në Macerata të Italisë, por kurrë nuk arriti atje. Avokati 54-vjeçar, më 2 nëntor, duhet të hipte në një traget të kompanisë Adrian në Durrës për të shkuar në Macerata, atje ku jeton bashkë me bashkëshorten Raimonda.

Kliko per me shume info

Kështu është shprehur kjo e fundit në denoncimin e saj para autoritete italiane, pasi humbi kontaktet me të shoqin.

Trageti në të cilën duhet të hipte Besnik Muço nisej për në Bari, por vetë avokati nuk mbërriti kurrë atje.

Nga 2 nëntori, Rajmonda është shprehur në kallëzimin e saj se nuk ka pasur asnjë kontakt me Beniskun dhe kjo e detyroi që drejtohej autoriteteve për ndihmë javën e shkuar.

Miqtë dhe të njohurit që ka në Shqipëri me të cilët ka komunikuar gruaja, i kanë thënë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e avokatit 54-vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.