Zgjidhet problemi për banorët e rrugës “Besnik Hidri” në Tiranë

Një tjetër zonë me ndërtime informale në Tiranë po urbanizohet plotësisht. Rrugë të shtruara që zëvendësojnë baltën e dimrit dhe pluhurin e verës, ndriçimi e infrastruktura nëntokësore, do t’ia ndryshojnë pamjen njërës prej zonave të lëna pas dore prej 25 vitesh në Njësinë 11. Bashkia e Tiranës nisi rikonstruksionin e plotë të Rr. “Besnik Hidri”, që ndodhet në kufi me zonën e Laknasit, ku jetojnë familje të ardhura kryesisht pas viteve ‘90.

Kliko per me shume info

Krahas ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve që do të përballojë shtimin e banorëve edhe për vitet e ardhshme, në të dy anët e Rr. “Besnik Hidri”, projekti parashikon zëvendësimin e mureve aktualë rrethues të banesave me mure dhe kangjella dekorativë, të cilat përmirësojnë anën estetike dhe rrisin vlerën e pronës. Kryebashkiaku Veliaj që kreu inspektimin falenderoi banorët për bashkëpunimin e treguar për të tërhequr vullnetarisht muret rrethues të banesave, që i hap rrugë urbanizimit të gjithë zonës. “Më vjen mirë që në këtë komunitet kemi pasur bashkëpunim, pra njerëzit janë gati ta largojnë një metër avllinë që të lirojnë një trotuar për fëmijët e tyre. Të parët që përfitojnë janë ata vetë, shtëpia u del në dritë, ka më shumë vlerë, fëmijët ecin të sigurt. Po të vazhdojmë me këtë mentalitet, me kulturë dhe infrastrukturë, do e kemi Tiranën që duam”, deklaroi ai.

LEXO EDHE:  “Uuu qyqja për pak ra…”, deputetja e PD pengohet në shkallët e Kuvendit. Berisha i shkrin të tërë me batutën

Duke u ndalur në diskutimet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Veliaj bëri të ditur se Njësia 11 do të jetë një nga përfitueset më të mëdha. “Kemi filluar një seri konsultimesh në komunitet. Mezi pres që me buxhetin e ri të kemi sërish një buxhet më të lartë për njësinë 11, për Laprakën, për Institutin, për Bregun e Lumit dhe besoj që nëse do vazhdojmë me këtë efiçencë, siç e ftilluam Tiranën në qendër për dy vjet, për dy vjet do ftillojmë edhe Tiranën periferike”, theksoi ai.

LEXO EDHE:  Ambasada Amerikane ka një thirrje: Ja çfarë duhet të bëni nëse doni të forconi Shqipërinë

Ndërtimi i Rrugës Besnik Hidri”, parashikon zgjerimin e saj dhe ndërtimin e trotuareve, punime nëntokësore, ndriçim dhe vendosjen e sinjalistikës, duke rritur parametrat e sigurisë për qytetarët e këtij komuniteti.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here