Zgjerohet rrethi i Paradise Papers, emri i Rex Tillerson përfshihet në skandal

Zgjerohet më tej rrethi i Paradise Papers, skandali i fshehjes dhe mashtrimit të të ardhurave personale, që përfshiu politikanët më të rëndësishëm të globit.

Këtë herë në lupën e gazetarëve investigativë ra Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. Emri i shefit të diplomacisë amerikane del në një dosje të një kompanie offshore me seli në ishullin e Bermudës, ku Tillerson ishte drejtor. Kompania në fjalë ishte e përfshirë në një marrëveshje multi-miliardëshe të gazit në Lindjen e Mesme, me divizionin e Exxon Mobil për Jemenin, e cila u shoqërua nga dyshime të mëdha.

LEXO EDHE:  Rikthehet dënimi me vdekje, qytetarët ngrihen në protesta
Kliko per me shume info

Një tjetër bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Trump i përfshirë në skandal është këshilltari ekonomik, Gary Coh, një nga emrat kryesorë të skuadrës së Trump në luftën që presidenti i shpalli kompanive të mëdha amerikane që kryejnë aktivitet jashtë SHBA-ve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i dëmtuar nga fshehja e të ardhurave. Sipas Nju Jork Tajms, çdo vit amerikanët humbasin 240 miliardë dollarë nga paratë që mbahen në parajsat fiskale, shkruan Tv Klan.

LEXO EDHE:  Dhunohet barbarisht 20-vjeçarja në Iran, nuk kishte mbuluar si duhet flokët

Në Paradise Papers figuron edhe një çmim Nobel për Paqen. Ai është presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos. Kreu i shtetit rezulton se ishte drejtuesi i një zyre offshore, në ishujt Barbados, deri në vitin 2001, kohë kur njëherësh ishte emëruar ministër financash në Kolumbi.

Rrjeta investigative e mbi 400 gazetarëve kapi edhe djemtë e kryeministrit turk Binali Jëlldërëm, Erkam dhe Bulent, të akuzuar për bashkëpunim me shoqëri në Maltë. Në listë janë gjithashtu edhe 3 ish-kryeministra kanadezë, Mbretëresha e Jordanisë dhe zv/kryeministri ukrainas.

LEXO EDHE:  Alarm në Londër, pritet të goditet nga stuhi të rrezikshme

Ndërkohë, sa i përket gjigantit amerikan të telefonisë, Apple, mësohet se kompania ka fshehur mbi 230 miliardë dollarë në ishullin e vogël britanik të Jersey, në kanalin e La Manshit, një parajsë fiskale në qendër të Europës, pikërisht nën hundët e Mbretërisë së Bashkuar.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here