Zgjedhjet lokale/ Fitorja e Listës Serbe rikonfirmon ndikimin e Beogradit

Në zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë, Lista Serbe ka fituar në 10 komuna me shumicë serbe, sa janë gjithsej, duke e bërë këtë subjekt fituesin më të madh në vend të këtyre zgjedhjeve, për sa i përket numrit të komunave.

Kliko per me shume info

Përfaqësuesit e Listës Serbe thonë se ky fakt i ka krijuar këtij subjekti politik fuqi, të cilën nuk do ta keqpërdorin në raport me subjektet tjera qoftë serbe, qoftë shqiptare, por do ta shfrytëzojnë për të avancuar jetesën e komunitetit serb. Por, njohësit serbë të zhvillimeve politike, vlerësojnë se ky rezultat i Listës Serbe është produkt i një fushate jodemokratike dhe nuk do të ishte arritur pa mbështetjen absolute të Beogradit zyrtar.

LEXO EDHE:  Nis apeli i Karaxhiç, prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm

Igor Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe zëdhënës i këtij subjekti politik, thotë për Radion Evropa e Lirë, të sjellë në shqip nga “Rel”, se dominimi i Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare karshi subjekteve tjera serbe, fitorja në zgjedhjet lokale në 10 komunat me shumicë serbe, si dhe arritja e qëllimit që të ketë këshilltarë komunalë në 7 komuna të tjera, ku serbët nuk janë shumicë, janë tregues të fuqisë së këtij subjekti politik.

Për njohësin serb të zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, fitorja e Listës Serbe në të gjitha komunat me shumicë serbe, nuk paraqet befasi. Duke folur po për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se Lista Serbe ka qenë i vetmi subjekt i serbëve që ka pasur mbështetjen e plotë të Beogradit dhe që, sipas tij, ka bërë fushatë jodemokratike.

LEXO EDHE:  Nis apeli i Karaxhiç, prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm

Por, a do të mund ta krijonte Lista Serbe fuqinë politike dhe ndikuese tek serbët pa mbështetjen e Beogradit? Simiq thotë se serbët e Kosovës i kanë sytë nga Serbia dhe qëndrimi i Beogradit se kush duhet t’i përfaqësojë interesat e Serbisë dhe popullit serb, është fakt që vlerësohet nga serbët e Kosovës.

Por, Nojkiq thekson se me fitoren e Listës Serbe, Beogradi zyrtar ka siguruar dëgjueshmërinë e serbëve të Kosovës. Por, me këtë, sipas tij, nuk do të zgjidhen problemet lokale të serbëve të Kosovës. Se si do të zhvillohet situata më tej, Nojkiq thotë se varet nga rrjedha e ngjarjeve, duke ka shtuar se: Vuçiç, me fitoren e Listës Serbe ka siguruar një qetësi politike për veten, pavarësisht se si do të rrjedhin gjërat në të ardhmen në vet Serbinë, por edhe në nivelin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here