Zëdhënësja serbe kërkesë UEFA-s: Të lejohet thirrja “Kosova është Serbi”

Sport

Zëdhënësja e Partizanit të Beogradit në takimin që ka patur me oficerët e UEFA-s ku të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarë nga mediat shqiptare ka bërë një kërkesë shumë të çuditshme.

Duke treguar për thirrjet që lejohen në stadium, ajo ka përfshirë edhe shprehjen aspak të pëlqyeshme për shqiptarët dhe njëkohësisht të palejueshme: “Kosova është Serbi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është kundërshtuar menjëherë nga përfaqësuesit e medias shqiptare që kanë gjetur edhe konfirmimin e oficerit të “EUFA-s”. Me këtë lëvizje edhe përfaqësuesit e Partizanit të Beogradit duket se e kanë të qartë se kjo thirrje nuk mund të shmanget.

ME TE LEXUARAT