Zbutet “Forca e Ligjit”/ U kapën si bandë, akuzohen për 133 gr hashash

Goditja e grupit të parë kriminal në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të policisë “Forca e Ligjit” ka rezultuar një aksion i rëndomtë me tre të arrestuar, nga të cilët njëri paraplegjik me karrocë dhe dy të tjerë që u kapën me 133 gr hashash.

Kliko per me shume info

Gjykata e Fierit ka vendosur të lirojë njërin nga tre anëtarët e grupit kriminal, Kujtim Kuçin për arsye shëndetësore, pasi është i paralizuar dhe lëviz me një karrige me rrota.

Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje, pasi iu gjet një pistoletë, ndërsa dy të tjerët, Dritan Tusha dhe Bashkim Ahmeto akuzohen për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike dhe janë lënë në burg nga gjykata deri në përfundim të hetimeve.

Këto janë akuzat që policia u ka referuar tre të arrestuarve në Fier, në kuadër të goditjes së grupit të parë kriminal nga “Forca e ligjit”.

Ndryshe nga sa u deklarua nga policia, ndaj tyre nuk ka asnjë referim në Prokurorinë e Fierit për grup kriminal, apo për vrasje e rrëmbime, ashtu sikurse nuk ka asnjë referim për akuzat e trafikut të lëndëve të forta narkotike, si heroinë dhe kokainë.

Gjithashtu, asnjë referim edhe për hetimin pasuror ndaj tyre, që policia deklaroi se kishte identifikuar prona, që dyshoheshin si produkte të pastrimit të të ardhurave nga aktiviteti kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.