Zbulohet superrrjeti i trafikantëve në Greqi, funksiononin me kod të pazakontë

Kliko per me shume info

Është shkatërruar falë një operacioni ndërkombëtar nën udhëheqjen e Europol, rrjeti që trafikonte emigrantë (kryesisht shqiptarë) drejt Britanisë.

“Ky rrjet i organizuar kriminal mund ta ketë pasur bazën në Greqi, por në shënjestër kishte Mbretërinë e Bashkuar”, tha Tom Dowdall, një zyrtar i lartë i Agjencisë britanike të antikrimit.

Kliko per me shume info

Mediat greke kanë bërë të ditur emrin e personit i cili qëndronte në krye të rrjetit të trafikimit. Ai është shqiptari Robert Kola.

Në banesën e tij në Athinë është zbuluar një laborator i falsifikimit të dokumenteve, nëpërmjet të cilave, emigrantët pa letra arrinin Britaninë.

Hetime e autoriteteve greke kanë zbuluar se çdo emigrant paguante 30.00 mijë euro për tu pajisur me këtë dokumente të rreme. Dhe aktiviteti kriminal zhvillohej të paktën prej vitit 2014.

Anëtarët e rrjetit kriminal për arsye sigurie flisnin mes tyre, por edhe me klientët me kode:

Pasaporta quhet Libër ose ‘Broshurë’;

Identitetet: Karta ose T;

Licenca për drejtim makine: Karta ose shoferi;

Lejet për qëndrim: Afishë;

Pulla hyrëse dhe dalëse të Shengenit: Lule ose patate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.