Zbulohet skandali/ Rama po i lë dorë të lirë interesave kriminale

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për çështjen e plehrave dhe mbetjeve.

Duke u ndalur tek çështja e inceneratorëve, kryedemokrati Basha u shpreh se Rama po i lë dorë të lirë interesave kriminale.

Kliko per me shume info

“Sektori i plehrave dhe mbetjeve është një nga sektorët kryesorë ku Edi Rama ka dashur t’ju lërë dorë të lirë interesave kriminale. Paralel me projektin e kanabizimit të vendit, ka ecur me këtë projekt të kthimit të Shqipërisë në një kazan plehrash të Europës.”- u shpreh ndër të tjera Basha.

LEXO EDHE:  “Basha vuan nga autizmi i theksuar politik”, shpërthen zyrtari PD

Lulzim Basha i kujtoi kryeministrit të gjithë përpjekjen e tij për të kaluar ligjin për importin e mbetjeve, të cilin vetë e kundërshtoi kur ishte në opozitë.

Gjithashtu Basha tha se ishin qytetarët dhe PD që e bënë të pamundur kalimin e këtij ligji.
Lulzim Basha theksoi se “Edhe pse është ndaluar zbatimi i ligjit për shkak të bashkimit të qytetarëve, për shkak të qëndrimit të qartë të opozitës, dhe të institucioneve të tjera, prapë Edi Rama po ecën me një strategji tjetër shkatërruese për vendin që është strategjia e inceneratorëve, e djegësve të financuar nga buxheti i shtetit”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here