Zbulohet historia kriminale e shqiptarit që u plagos në atentat në Itali

Aktualitet

Publikohet emri i shqiptarit nga Durresi qe u plagos ne nje atentat te frikshem mbremjen e te martes ne Itali. Ai mori plumb ne kembe, por arriti te shpetonte pasi u fut ne nje dyqan cigaresh elektronike duke iu shmangur bresherise se plumbave.

Rodeo Sinjari quhet i riu nga Durresi i cili nuk eshte nje emer i panjohur per Policine italiane. ‘Ansa’ shkruan se ai ishte përfshirë në një sherr në gusht të 2015- ës me gazetarin Vittorio Brumotti e “Striscia la Notizia”, bashkë me familjen e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit mori dëmtime të mëdha në fytyrë, sic e shihni ne foton me poshtë.

Vittorio Brumotti, gazetari i njohur italian i “Striscia la notizia”, u dhunua më 19 gusht të vitit 2015 nga i riu shqiptar, Rodeo Sinjari dhe babai i tij. Brumotti, ka qenë kampioni italian në disiplinën sportive ‘Bike Trial’ e njëkohësisht gazetar televiziv në programin “Striscia la notizia” në Kanale 5.

Ngjarja ndodhi në provincën e Savonës, ndërsa pas sherrit me shqiptarët rrezikoi seriozish syrin e tij. Gazetari një ditë pas ngjarjes së rëndë deklaroi se ishte trembur për vdekje dhe madje kishte menduar se mund të vdiste. “Kam qenë duke u stërvitur me tim atë dhe dy atletë që marrin pjesë në botërorin e bike trial.

Po ndiqja makinën e sigurisë, që drejtohej nga një miku im, në të cilën ishte edhe i biri. Në atë moment makina e sigurisë parakalohet nga një makinë tjetër, nga e cila është hedhur ujë në fytyrën e mikut tim dhe më pas edhe një shishe drejt makinës. Miku im iu tha “çfarë po bëni?”. Makina ndaloi dhe djali i drejtuesit doli dhe qëlloi Fabion në fytyrë me grusht. Unë, duke parë atë të trembur, vrapova tek ai dhe e gjenda veten në mes Jam goditur në fytyrë, nga syri i djathtë, që nuk ishte shëruar ende nga një rrëzim i një viti më parë.

Pastaj erdhi edhe babai i djalit, që gjithashtu filloi të më godiste. Goditën edhe tim atë, që ishte rrëzuar. Unë dhe im atë u ndjemë vërtet të rrezikuar për vdekje. Më kërcënuan me vdekje pasi më rrahën dhe kërcënuan madje edhe ata që filmuan sherrin”, ka thënë ai dy vite më parë.

Familja Sinjari ishte e para e cila pas zënkës denoncoi ngjarjen në rajonin e policisë së zonës. Ata janë të asistuar nga një studio avokatie më e mira e këtij territori dhe nga avokati mjaft i njohur penalist Enrico Nani. Shqiptarët pretenduan se ishin pala e dëmtuar e kësaj ngjarjeje, dhe se kishin reaguar për t’u mbrojtur nga aktet e dhunshme të gazetarit italian e miqve të tij.

ME TE LEXUARAT