Zbulohet e vërteta, çfarë ndodhi me sulmin në New York, Noizy sqaron fansat

Soft

Noizy është një ndër reperët shqiptarë i cili ndodhet gjithmonë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave për shkak të suksesit që ai është duke përjetuar momentalisht, e po ashtu edhe për raportet e tij me kolegët.

Së fundmi ai ka ndërmarr një turr koncertesh në SHBA në disa qytete të rëndësishme si Chicago, Detroit, Neë York, Jacksonville dhe Boston. Tre ditë më parë ai mbajti koncertin në Neë York që dyshohet të jetë përcjell me disa trazira. Dy ditë më parë po ashtu në rrjetet sociale dhe në media qarkulloi lajmi se reperi i njohur ishte sulmuar verbalisht nga një grup rival i quajtur CFE dhe nga një reperi i panjohur në Shqipëri, i quajtur Don Phenom.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas faqes në Facebook ‘Hip Hop Shqip”, që publikoi dhe një video të konfliktit ku Noizy nuk duket aspak i pranishëm, thuhet se reperi shqiptar u mbrojt nga sigurimi i lokalit dhe nga policia e New York-ut.

Por burime për gazetën “Panorama” kanë konfirmuar se konflikti nuk kishte lidhje me Noizy-n, por me organizatorët e koncertit. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se reperi nuk është rrezikuar për asnjë moment, dhe po ashtu nëpërmjet një postimi në instagram e ka cilësuar këtë koncert si një ndër më të bukurit e karrierës së tij edhe pse shumë media kanë nxituar të raportojnë se jeta e Noizyt ishte në rrezik në këtë koncert, vet reperi ka përcjell tjetër mesazh të shoqëruar edhe me video nga ajo natë. Çka duket se portalet e kanë bërë për disa klikime më tepër: “Një nga koncertet më të bukura të karrieres ishte në NY, ju kërkoj ndjesë fansave që nuk munda t’i takoj të gjithë, pasi shume prej tyre më kanë pritur jashtë deri vonë dhe ne fund as nuk u pamë dot…”- shkruan reperi në Instagram. Kujtojmë që së fundmi në bashkëpunim me Ledrin, Noizy ka sjellë hitin ‘Dje dhe Sot’. /Opinion

ME TE LEXUARAT