Zbulohen përgjimet e telefonatave në qeli midis Orest Sotës dhe shoferit të Tahirit

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Orest Sotën, biznesmenin që u gjet me 863 mijë euro dhe dy patentat e Saimir Tahirit.

Prokurorët pretendojnë se paratë ishin të Saimir Tahirit dhe janë produkt i veprës kriminale për të cilin akuzohet Tahiri.
Por në kundërshtim me prokurorët, avokati i Orest Sotës paraqiti në seancë përgjimet ambjentale mes Sotës dhe shoferit të tij dhe më pas përgjimet mes shoferit të Orest Sotës dhe shoferit të Saimir Tahirit.

Kliko per me shume info

Në këto përgjime Gentian Caka, shoferi i Saimir Tahirit është përgjuar duke i kërkuar falje Leonard Almetës, shoferit të Sotës sepse kishte harruar dy patentat në makinën e tij. Gentian Çaka mësohet se i ka thënë Leonard Almetajt se “nuk ka faj Oresti ato i kam harruar unë në kroskot”.

Sipas pretendimit të avokatit patentat ishin harruar prej muajsh dhe në përgjimet ambjentale vetë Sotaj ishte habitur për patentat.
Avokati thotë se 863 mijë eurot ishin tërhequr prej shumë kohësh nga banka dhe do t’i paguheshin kompanisë Kurum për blerjen e një sasie të madhe hekuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here