Zbulohen detaje te reja për kufomën e gjymtuar të gjetur në Leçe

Aktualitet

Kufoma e gjymtuar e cila u gjet në brigjet e Leçes ditën e shtunë, u dyshua fillimisht se i përkiste avokatit shqiptar Besnik Muço, i cili u zhduk pa lënë gjurmë teksa udhëtonte me traget drejt Italisë. Ish-prokurori Muço kishte kërkuar azil politik në Itali dhe jetonte bashkë me familjen në Macerata.

Por sipas “Report Tv” nga hetimet paraprake për kufomën e gjetur, ka rezultuar se nuk i përket avokatit shqiptar. Prokurorët e kësaj çështje pohuan për Report TV se me të gjitha gjasat kufoma e gjetur nuk i përket avokatit shqiptarë të zhdukur më 2 nëntor duke udhëtuar me traget nga Durrësi drejt Barit. Prokurorët thanë se ata kanë mbërritur në këtë përfundim nga një detaj shumë i rëndësishëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kufoma e gjetur kishte një protezë hekuri në këmbën e djathtë. Ndërkohë nga kontakti që ata kanë pasur me familjarët e avokatit Muca, i është thënë se ai nuk ka një protezë të tillë në këmbë. Një tjetër element që ka zbuluar hetimi lidhet me kohë qëndrimin e kufomës në det. Është mbërritur në përfundimin se kufoma ka qëndruar në det për shumë se 4 ditë ndërkohë që Muço është zhdukur në 2 nëntor dhe kufoma është gjetur 4 ditë më pas.

ME TE LEXUARAT