Zbulohen detaje nga e shkuara e "errët" e tutorit të prostitutave që u kap në Shkodër

Aktualitet

Të tjera detaje janë zbuluar për Renard Tatën, i njohur si “i forti” i Shkodrës që shfrytëzonte vajza e gra për prostitucion. Ai u vu në pranga ditën e djeshme pas shumë muajsh hetime.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se Rinard Tata është akuzuar 18 vite më parë si bashkëpunëtor i ekzekutimit të dy vëllezërve Alibali në qytetin e Shkodrës. Ai mendohet të jetë bashkëpunëtor i ngjarjes së 14 janarit 1999 në lagjen “Vojo Kushi”, në Shkodër. Tata dyshohet se bashkë me Behar Bajrin, u akuzuan se kishin ekzekutuar vëllezërit Artur dhe Osman Alibali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë autori i vrasjes së dy vëllezërve nuk u gjet deri në vitin 2000. Atë vit çështja u rihap, dhe Tata u arrestua me akuzën e bashkëpunëtorit dhe qëndroi 5 vite në burg, por më pas u lirua sërish me vendim Gjykate për shkak të mungesës së provave.Policia, nga ana tjetër, bën të ditur se Rinard Tata ka bërë trI herë ndryshim emri dhe mbiemri nga Tata në Tota si dhe nga Frederik në Rinard dhe në fund.

Tata, gjithashtu, dyshohet dhe për ngjarje të tjera kriminale.

ME TE LEXUARAT