Zbardhet telefonata që zbuloi policin me 1.5 ton kanabis në Shkodër

Një telefonatë në Policinë e Shkodrës se një shtëpi në zonën e Vilunit po kryhej një vjedhje për pak ka hedhur në erë operacionin për bllokimin e 1.5 ton kanabis.

Shtëpia në pronësi të shtetasit Petrit Vukasni i cili është banues në Itali është shfrytëzuar si magazinë për drogën, e cila më pas do trasportohej me gomone në vendin fqinj. Godina dy katëshe ishtë nën kujdestarin e Sokol Ujka i cili u arrestua.

Kliko per me shume info

Efektivi i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Enriko Zyle ka kryer punën e garantit si dhe ka shoqëruar furgonin me lëndë narkotike nga Vlora në Velipojë.

Pesë të arrestuarit në këtë aksion kanë mohuar njohjen me njëri-tjetrin. Por policia po hetonte grupin prej muajsh dhe është faktuar se ata janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Blutë vazhdojnë kontrollet për prangosjen e tre personave të shpallur në kërkim.

Lajmi i fundit/ Furgoni me drogë në hotelin në Velipojë, si u gjurmua polici dhe tentativa për t’u arratisurLajmi: http://lajmifundit.al/2017/11/lajmi-i-fundit-furgoni-me-droge/

Posted by LajmiFundit.al on Samstag, 11. November 2017

Prokuroria së bashku me policinë e kishin në survejim prej disa muajsh këtë grup i cili drogën e siguronte në Vlorë, Tepelenë dhe Përmet. Sipas hetuesve, grupi zgjidhte bregdetin e Lezhës për nisjen e ngarkesave pasi kjo hapësirë nuk kontrollohet siç duhet për shkak të mungesës së një stacioni monitorimi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nën hetim një grup kriminal nga Vlora i cili në shumicën e rasteve nuk nis ngarkesa nga qyteti jugor. Në disa ratse policia ka bllokuar kanabis që dyshohet se i perkte këtij grupi në bregdetin e Divjakes dhe Kavajës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.