Zbardhet dëshmia në gjyq, Sota: Tahirin e njihja si ministër dhe deputet

arretohet-oresti-1Zbardhet dëshmia e dhënë sot para sallës së gjyqit në Elbasan nga biznesmeni O.S, që u arrestua një ditë më parë pasi nuk i ndaloi postbllokut të policisë, ndërsa në automjet iu gjetën 843 mijë euro dhe dy patenta për drejtimin e mjeteve lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndonëse gjykata vendosi të lërë në burg 25-vjeçarin, deri në sqarimin e gjithë ngjarjes, mësohet se ai ashtu si në versionin e parë, e ka justifikuar shumën e 863 mijë eurove si pagesë që duhet të bënte për blerje hekuri pranë kompanisë “Kurum”.

Kliko per me shume info

Ndërsa për dy patentat në emër të Saimir Tahirit, ai tha se: “Ato mund të jenë lënë aty nga shoferi i Tahirit me të cilin ka miqësi”.

I riu ka mohuar të ketë lidhje me Saimir Tahirin, ndërsa ka theksuar se thjesht e njihte si ministër dhe deputet.

Sakaq, Prokuroria e Elbasanit ka nisur verifikimet mbi aktivitetin e tij dhe nëse mund të justifikojë shumën që i është gjetur.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “fshehje të të ardhurave”. Mësohet se, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të rregullave të qarkullimit rrugor, O.S., i ishte hequr leja e drejtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here