Ylli Manjani sulmon Ramën/ Poshtërsi, përdor emra biznesmenësh për të mbuluar veten tënde

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas replikave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Kliko per me shume info

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani e ka quajtur alibi për të fshehur kanabizimin, përmendjen e emrave të disa biznesmenëve nga kryeministri Edi Rama, gjë që sipas Manjanit është një poshtërsi.

“Si të gjithë të kapurit në flagrancë në krim, krijon alibi me emra njerëzish që s’kanë lidhje me krimin! Jua përdor emrat biznesmenëve për të fshehur kanabizimin. Kjo quhet poshtërsi! Asnjëri nga ata biznesmenë nuk ja zë emrin atij edhe kur kanë nevojë! Ka vërtetë hall të madh!”,- shprehet Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.