Ylli Manjani kujton me nostalgji referendumin e 1998: Ti japim vendit Kushtetutë dinjitoze!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kujtuar sot me nostalgji nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, 19 vjetorin e kushtetutës së vitit 1998 e cila u miratua me referendum popullor.

“I fundit projekt që nuk u hartua për të zgjidhur “hallet” e politikës së ditës!”, shkruan Manjani për atë Kushtetutë dhe më pas denoncon përçudnimin që i është bërë në vazhdimësi, dokumentit themelor që kemi sot.

Kliko per me shume info

“Kushtetuta e sotme është një rregullore punësimi e niveleve të larta! Shumë larg asaj që u miratua me Referendum!”, thotë Manjani.

Postimi i plotë në FB

Gjërat serioze, duhen kujtuar.

Ky është projekti i Kushtetutës së ‘98. I fundit projekt serioz që erdhi nga një proçes serioz!

I fundit projekt që nuk u hartua për të zgjidhur “hallet” e politikës së ditës!

I fundit projekt që nuk u miratua me konsensus e as super-konsensus deputetësh, por me Referendum!

I fundit projekt që huartua me mendjen qe na dhanë profesorët e huaj dhe jo me urdhërat e ambasadorëve të huaj!

I fundit projekt që ngriti një shtet jo politik!

Kushtetuta e sotme është një rregullore punësimi e niveleve të larta! Shumë larg asaj që u miratua me Referendum!

Duhet përsëritur procesi i ‘98-es.

Ti japim vendit Kushtetutë dinjitoze!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here