Hoyt Yee paralajmëron: Liderët e korruptuar s’duhet t’i ftojmë në Uashington

Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka deklaruar se Perëndimi duhet të jetë më i prerë ndaj liderëve të rajonit të Ballkanit.

“Mendoj se ndonjëherë është e turpshme se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht akteve të tyre të dënueshme, priten në kryeqytetet europiane sikur nuk kanë bërë asgjë të keqe. Kur qytetarët e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Europë e Uashington nxjerrin përfundime.

Kliko per me shume info

Nëse ata nuk lejohen në këto takime dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në ecurinë e këtyre vendeve”, ka deklaruar Yee.

Lidhur me reformën në drejtësi, Yee ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që ajo të mbetet në letër.

“Ne nuk do të kënaqemi me një zbatim të pjesshëm ose mungesë zbatimi, ndaj do kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të mbajnë zotimet për të zbatuar amendamentet. Synimi nuk është të kënaqen SHBA apo BE, por të vendoset ligji dhe shteti ligjor në Shqipëri”, ka thënë Yee.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here