Lajm i keq nga Xhihani i “Fate të Kryqëzuara”

Aktori i njohur Erkan Petekkaya ka thyer këmbën të premten në dalje të një qendre tregtare në Stamboll, teksa po hipte në makinën e tij.

Sipas “Hurriyet”, aktori i njohur për rolin e Xhihanit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, transmetuar edhe në Televizionin Klan, ka përfunduar në spital pasi incidentit, ku vendosi allçi.

Kliko per me shume info

Ai mësohet se për një kohë të pacaktuar do të qëndrojë larg seteve të xhirimit.

46-vjeçari, falë interpretimit mjeshtëror në serialin “Fate të Kryqëzuara”, u kthye në një prej aktorëve më të paguar në Turqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.