Ndahet çifti i “BB9”, flet Xheni: Ju tregoj si i erdhi fundi marrëdhënies me Bernardin

Ata kanë mbetur një ndër çiftet më të përfolura nga mediat e shkruara dhe vizive. Lidhja e tyre mori jetë brenda shtëpisë më të madhe të Shqipërisë, “Big Brother Albania9”, por mesa duket historia nuk do të zgjaste përgjithmonë. Të shumta kanë qenë thashethemet nëpër portale për një ndarje të tyre të beftë por, Xheni e ka dhënë një përgjigje përfundimtare për t´i dhënë fund gjithë kësaj thashethemnaje.

Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ajo ka thënë se si qëndron e vërteta e lidhjes dhe e ndarjes së tyre. Xheni është shprehur edhe pse u largua nga “Dance with me” për të shkuar pastaj te prindërit në Itali. Por pse e gjitha kjo? A mund të ketë një rikthim të mundshëm? Gjithçka e gjeni në intervistën më poshtë.

Kliko per me shume info

Shumë thashetheme janë bërë lart e poshtë për ndarjen me Bernardin. Është e vërtetë që jeni ndarë?
Nuk janë thashetheme. Po është e vërtetë, unë dhe Bernardi jemi ndarë.

Kur folëm me Bernardin tha që ishte një gabim i juaj që jeni zënë. Si qëndron e vërteta?
E vërteta është se thjesht nuk funksiononte më lidhja jonë, s’ka fajtor.

Kohët e fundit postimet e Bernardit në “Instastory” ngjasojnë me postimet e Jenit. Mos do të thotë kjo se jeni pajtuar?
Kjo gjë me postimet është rastësi, s’kemi më lidhje me njëri-tjetrin.

Pse vendose të largoheshe nga “Dance with me”? Çfarë ndodhi?
Nuk kishe kuptim të vazhdonim “Dance with me” të ndarë kjo është arsyeja./GSH/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.