Xhaxhai i motrave Koçi mashtronte qytetaret per vize ne Kanada, perdorte koncertet e kengetareve

Xhaxhai i motrave Greta dhe Eni Koçi eshte perfshire ne nje skeme mashtrimi, pre e se ciles kane rene disa qytetarë të Tiranës.

L.Koçi i kishte premtuar disa personave se do t’i siguronte viza për në Kanada kundrejt pagesës prej 5 mijë euro, të cilët do t’i paraqiste si pjesë të grupit muzikor të mbesës së tij, këngëtares Greta Koçi.

LEXO EDHE:  Raporti: Shërbimi taksi në Shqipëri, luks. Më të shtrenjtët në Europë, për faj të pagave
Kliko per me shume info

Janë të paktën 5 persona të cilët pasi kanë dhënë pagesën e parë prej 3 mijë euro, nuk kanë marrë më asnjë kontakt nga xhaxhi i këngëtares dhe në këto kushte i janë drejtuar Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim për rastin e mashtrimit.

Pritet që në pyetje të merret edhe këngëtarja Greta Koçi për të mësuar nëse ajo ka pasur dijeni për mashtrimin e kryer nga ana e xhaxhait të saj, apo nëse kemi të bëjmë me një abuzim në emër të saj për interesat personale të xhaxhait.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here