Vettingu në Polici, Xhafaj: Me ndihmën e ndërkombëtarëve mbyllet brenda vitit 2018


Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dhëne një deklaratë për mediat, pas konferencë në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve.
Xhafaj në këtë reagim tha se procesi i vettingut, i cili tashmë ka filluar, do të mbyllet brenda vitit 2018 dhe shpjegoi se si do të funksionojë ky proces.

Ai theksoi se rezultatet e këtij procesi do të bëhen të ditura në vazhdimësi.

Kliko per me shume info

“Do të njiheni me dokumentin dhe analizën. Me synimin dhe shpresën dhe me asistencën ndërkombëtare që të mbyllet brenda këtij viti”, deklaroi ai.

Sakaq, ministri i Brendshëm u ndal edhe tek procesi i vettingut brenda policisë.

I pyetur se sa policë mund të largohen nëse nuk plotësojnë kriteret, apo rezultojnë me shkelje, ministri tha se:

“E kam shumë të vështirë të them se sa nuk do të plotësojnë kriteret e policisë së Shtetit. Mund të kesh informacione për njerëz të caktuar dhe të bësh një vetting të gjerë, me gjithë kërkesat është gjë tjetër. Le t’ia lëmë kohës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here