Xhafaj tregon detaje nga operacioni i rradhës i policisë: Kemi skeduar edhe 4 grupe kriminale

Politikë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke folur në Parlament, teksa diskutohet projektbuxheti për vitin 2018, ka bërë me dije se shumë shpejtë do të ketë edhe operacione të tjera nga policia, për të goditur krimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke komentuar operacionin ‘Forca e Ligjit’, ku u arrestuan një ditë me parë, disa persona me precedentë penalë, Xhafaj bëri me dije se janë skeduar edhe 4 grupe të tjerë kriminale dhe ndaj tyre do të veprohet me forcën e ligjit.

“Pajisje speciale për të luftuar krimin e organizuar. Buxheti mundëson plotësisht realizimin e prioriteteve. Do të vazhdojmë që të godasim kultivimin e kanabisit.

Implikimi i punonjësve të policisë në trafik është një motiv më tepër për t’i hequr nga policia përmes Vettingut. ‘Forca e Ligjit’ do të luftojë krimin e organizuar. Goditja e një prej 5 grupeve të skeduara në atë rajon do të vijojë. Jemi në fund të grumbullimit të të dhënave të grupeve kriminale, një data baze për personat e përfshirë në këtë biznes.

Jam ulur në atë karrige jo për interesa e ambicie personale por për më shumë rend e siguri për t’u siguruar që reforma e re e drejtësisë do zbatohet për të qene të gjithë të barabartë përpara ligjit. Lufta kundër krimit është një sfidë e madhe për të gjithë ne. duhet ta fitojmë dhe do e fitojmë”., -tha Xhafaj.

ME TE LEXUARAT