Xhafaj takon ambasadorët një ditë para “Stuhisë”, nis operacioni “Forca e Ligjit”

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zbardhur një pjesë të takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së. Xhafaj thotë se takimi ka zgjatur për dy orë dhe nga ambasadorët ka marrë mbështetje totale për tre prioritete kryesore, lufta kundër krimit e para.

“2 orë takim konstruktiv me Ambasadorët e BE. Prioritetet: Lufta kundër Krimit të Organizuar, Vettingu, Task Forca. Mbështetje totale. Faleminderit partnerëve”, shkruan Xhafaj në Tëitter.

Kliko per me shume info

Më tej ai paralajmëron se nesër do të bëhet prezantimi i operacionit “Forca e ligjit”.
“Për më shumë nesër në orën 10:00 Prezantim i Operacionit “Forca e Ligjit” në Ministrinë e Brendshme. #ForcaELigjit”, shkruan Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here