Mesazhi i fortë i ministrit Xhafaj: Peshqit e mëdhenj nuk kanë të ardhme në Shqipëri

Me tone të forta ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar sot se “krimi i organizuar shumë shpejt nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri”.

Gjatë takimit me ambasadorët dhe agjentët e FBI-së, ministri Xhafaj tha se “nuk jemi ne të vetmin në këtë botë të trazuar që e vuajmë këtë të keqe të madhe, përkundrazi, por megjithë progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar jemi larg standardit të një shoqërie ku sundon ligji dhe drejtësia dhe ku ajo është e barabartë për të gjithë”.

LEXO EDHE:  Vrasin me thikë 19-vjeçarin grek, policia shpall në kërkim 3 shqiptarët
Kliko per me shume info

Sipas ministrit, Qeveria e ka kuptuar shumë mirë se cfarë rreziku përfaqëson krimi i organizuar për demokracinë, dhe prosperitetin e qytetarëve.

“Mesazhi që dua të përcjell sot është i qartë, krimi i organizuar shumë shpejt nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri, do të shkatërrojmë rrjetet kriminale, fuqinë ekonomike, infrastrukturën, si Minister i Brendshem e kam pranuar ta marrë këtë përgjegjësi dhe theksoj se ne nuk kemi sfidë me kërrkënd vec me qëllimin e lartë që qytetarët të kenë më shumë rend dhe siguri publike. Do të bëjmë të pamundurën do të përdorim cdo mjet demokratik me për të fituar këtë luftë”.

LEXO EDHE:  Policëve u “falen” 1.5 milionë Lekë të pajustifikuara

Sipas Xhafajt, krimi në vend ka rritur kontakte me krimin e organizuar në Evropë e më gjerë, por nuk është organizuar në format tipike.

“Shteti duhet të dijë të përfitojnë nga dobësitë e tij, të mos e lejojmë të depërtojë në ekonomi. Fuqizimi ekonomik, dhe bashkimi me krimin ndërkombëtar do të sjellë pasoja shumë të dëmshme të jetës së vendit. Fuqia ekonomike e grupeve është e madhe dhe sfiduese për drejtesinë dhe strukturat e policisë së shtetit, raportet e individëve të krimit me përfaqësues të jetës politike dhe zyrtarë të lartë janë të identifikuara gjithashtu”- tha ministri, duke shtuar se kemi depërtim të parave të pista në ekonomi.

Kliko per me shume info

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here